Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Masat e BE-së i kushtuan Kosovës 613 milionë euro
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të thellë financiar për vendin, me një kosto të përgjithshme që arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se për dy vitet e kaluara sa Kosova është nën masa të BE, ato i kushtuan vendit me 613 milionë euro.Ai ka thënë se nga kjo shumë totale tashmë, 7.1 milionë janë të humbura, përderisa ka përmendur sektorët se ku këto mjete financiare ishin planifikuar të investoheshin.“613.4 mln euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln...