‘Votim i kontrolluar’, Bardhi publikon pamje nga QV në Lushnjë: Operacion kriminal i bandës elektorale të Ballukut

‘Votim i kontrolluar’, Bardhi publikon pamje nga QV në Lushnjë: Operacion kriminal i bandës elektorale të Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS në 73 raste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shprehet se kontrolli i plotë dhe total i vullnetit të qytetarëve nuk mund të prodhonte tjetër rezultat, përveçse grabitjen padrejtësisht të mandatit përfaqësues të qytetarëve nga zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me eksponentë të krimit të organizuar. Postimi i plotë:Këqyrja e pamjeve filmike të qendrave të votimit në qarkun Fier vazhdon të konfirmojë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve për përfaqësuesit e...