Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Çdo vend bosh në stadium është një humbje për Kombëtaren – le ta ndryshojmë këtë realitet së bashku
Më 9 shtator, kur Shqipëria të përballet me Letoninë në “Air Albania”, nuk do ta shohim stadiumin e mbushur plot. Një pjesë e shkallëve do të mbeten bosh, jo për mungesë dashurie për Kombëtaren, por si pasojë e dënimeve për sjelljet e papërshtatshme të një pjese të tifozëve në të shkuarën. Këto vende bosh janë një kujtesë e fortë se gabimet nuk i paguan vetëm ai që i bën. I paguan e gjithë skuadra, e gjithë atmosfera, i paguan çdo tifoz që dëshiron ta shohë stadiumin të mbushur kuqezi. Futbolli është emocion, është pasion, por mbi të gjitha është përgjegjësi. Kur këndojmë së bashku, kur mbështesim me zjarr dhe pa dhunë, ne e bëjmë Kombëtaren më të fortë. Kur shkelim rregullat, ne e lëmë skuadrën...