Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi, dolën blof nga kamerat e sigurisë
Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos. Sipas shtypit grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit. Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro. Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave. Rezulton se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht. Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre. Thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë. Një pjesë të mallrave të...