Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500 milionë euro
Ka 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër bungalo, pishina talasoterapie, një palestër… e madje edhe një vullkan. Dhe kishte pritur udhëheqësit e huaj më në zë. Bëhet fjalë për Villa Certosa, një nga pronat më ikonike të Italisë dhe ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, që do shitet sipas mediave italiane për rreth 500 milionë euro. Prona luksoze do të ndërrojë pronar dhe siç raportohet pronari i ri do të jetë një biznesmen arab. Kjo pritet të jetë blerja më e madhe ose, të paktën, më e rëndësishmja e pasurive të patundshme në Itali. Kompania e famshme Sotheby’s International Realty po merret me shitjen, në partneritet me Knight Castle Real Estate, një firmë pasurish të patundshme me seli në Dubai, e specializuar në prona luksoze. Vila...