SHËNIM / Kush po e pengon Adriatik Lapajn që të mbajë premtimet?

SHËNIM / Kush po e pengon Adriatik Lapajn që të mbajë premtimet?

Për gati dy vite Adriatik Lapaj erdhi vërdallë Shqipërisë duke promovuar garën. Edhe në zgjedhjet e 11 Majit ai promovoi skemën e familjarëve si garanci që mandatin do ta merrte lista e hapur. Madje edhe kur nisi konflikti me Endrit Shabanin, argumenti i Lapajt ishte se lufta e tij ishte për parimet. Ai zotohej se nuk po luftonte për mandatin e tij, por për listën e hapur. Mirëpo sot ai i suprizoi të gjithë dhe i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që mandati të mos i shkonte listës së hapur, por t’ia jepte motrës së tij Kleana Xhuveli, e cila ishte futur në listën e mbyllur si garanci. Pyetja tani shtrohet: Me çfarë guximi Lapaj i kërkoi Kolegjit që t’ia kalonte mandatin motrës së tij, ndërkohe që...