Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Skifteri’ shqiptar 42-vjeçar përleshet me policët italianë, i kafshon për të shpëtuar
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar për vjedhje banesash në Breshia, ndërsa dyshohet si anëtar i një grupi ‘skifterësh’. Për t’i shpëtuar arrestimit, ai ka tentuar të gjitha mënyrat e agresionit, jo vetëm duke sulmuar dhe grushtuar oficerët në aksion, por edhe duke i kafshuar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, në Via delle Bettole, ndërsa iu sekuestruan mallra të vjedhura, kryesisht bizhuteri dhe materiale që përdorte për bastisjet. Shqiptari ishte person i skeduar, me shumë precedentë penalë, teksa u pikas nga një prej patrullave në një zonë me apartamente. Pasi pa patrullën, ai u përpoq të ikte, duke zbuluar një nervozizëm që oficerët e vunë re. Pas ndjekjes nëpër rrugica, ai hodhi edhe pajisjet që përdorte për vjedhjet, mes tyre një kaçavidë të madhe dhe...