Meta vijon betejën në Apel, kërkon rrëzimin e vendimit të dy javëve më parë që e la në burg

Meta vijon betejën në Apel, kërkon rrëzimin e vendimit të dy javëve më parë që e la në burg

Vendimin që e la në burg para dy javësh, Ilir Meta e ka çuar në Apelin e Posaçëm. Ai mbrohet me pretendimin se gjyqtari Erion Çela ka paragjykuar procesin sepse e fajson ish-presidentin për akuza të cilat nuk janë provuar ende. Madje sipas avokatit, gjyqtari ka harruar që në fakt po shqyrton një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, e jo themelin e çështjes. “Pretendimi se i pandehuri është një person influent dhe kryetar duke akuzuar fare hapur se mund të sajojë prova dokumentare nuk është arsyetim ligjor nga gjykata, por një paragjykim me nuancë akuze për ish-presidentin Ilir Meta. Se nga buron ky paragjykim i hapur deri mund të themi një lloj urrejtjeje personale, mendojmë se këtë shpjegim që vetëm gjyqtari mund ta...