Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Kancelari Merz: Shteti social, jo më i financueshëm!

Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Kancelari Merz: Shteti social, jo më i financueshëm!

Shteti aq i lakmuar social i Gjermanisë nuk i ka punët mirë: Sigurimi shëndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e tij. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo, thotë DW, ku do të ketë reformim, shkurtime dhe sa të forta do të jenë ato? “Shteti social siç e kemi sot nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht. Apeli im megjithatë u drejtohet të gjithëve: Le të...