Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PL denoncon: Shqipëria, faqja e zezë e Europës, mbi 5% e qytetarëve s’kanë ushqim, qeveria pasuron oligarkët
Në një deklaratë për mediat, Zv/Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka denoncuar situatën alarmante sociale dhe ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria, duke e cilësuar vendin si “faqja e zezë e Europës” për shkak të nivelit të lartë të varfërisë dhe nënushqyerjes. E mbështetur në të dhëna zyrtare nga FAO dhe Eurostat, Haxhiu ka theksuar se në vitin 2025 mbi 5% e shqiptarëve nuk sigurojnë dot as bukën e gojës, një realitet që e rendit vendin tonë pranë shteteve në luftë si Ukraina. Ajo akuzoi qeverinë se ka braktisur shtresat në nevojë, duke shpërdoruar fondet publike për luksin e pushtetarëve dhe pasurimin e oligarkëve, ndërsa shqiptarët jetojnë me mjerim. Deklarata e zv/Sekretares së Përgjithshme të PL, Brunilda Haxhiu: "Shqipëria sot është...