Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjergj Luca pas homazheve në Akademinë e Arteve: “Lamtumirë i dashur Artur, le gjurmë në këtë jetë dhe kjo është e rëndësishme!”
Pas homazheve në Akademinë e Arteve, Gjergj Luca u shfaq i tronditur nga ndarja me mikun e fëmijërisë dhe të rinisë, intelektualin e shquar Artur Zheji. Me një video të ndarë në rrjetet sociale, ai e përjetësoi dhimbjen e tij, duke shfaqur një revoltë të brendshme dhe një pikëllim të thellë për humbjen e një figure të pazëvendësueshme të mendimit publik shqiptar.Në fjalët e tij u përplasën dy gjendje të shpirtit: vajtimi për mikun e shtrenjtë dhe ulërima ndaj hipokrizisë, që shpesh shoqëron ndarjet e mëdha. “Të qaj apo të ulëras për vdekjen e Artur Zhejit? – pyeti Luca. – Më mirë po ulëras për llumin e hipokrizisë që ca njerëz, ata që dje e baltosën dhe e plagosën, sot shfaqen me një aktrim amator...