Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Homazhe për Artur Zhejin, gazetarit dhe publicistit i jepet lamtumira e fundit!
Familjarë, miq, kolegë, politikanë e personalitete të artit e kulturës i dhanë sot lamtumirën e fundit publicistit dhe analistit Artur Zheji, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 64-vjeçare nga një arrest kardiak, në Sarandë. Homazhet për një prej zërave më të veçantë të gazetarisë dhe mendimit publik shqiptar, uy mbajtën për rreth dy orë e gjysmë (10:00-12:00) në Universitetin e Arteve të Bukura, aty ku ai u diplomua për regji. “Pas Zhejit që kemi parë në ekrane, ka qenë një Zhej akoma më artist, më krijues, që do jepte shumë më tepër në vitet që do vinin. Një ikje e parakohshme”, tha ministri Blendi Gonxhja. Për kreun demokrat, Sali Berisha, Zheji ishte një personalitet i spikatur i gazetarisë dhe analizës politike. “Artur...