Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Kurbin
Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili kishte kthyer banesën në depo armatimi. Në pranga ra Etien Zefi, banues në Laç. 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata u sekuestruan si prova materiale. “Pas informacioneve se një person mbante armë zjarri, pa leje në banesën e tij, në Laç, gjatë ndërhyrjes u arrestua E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore. Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan prokurorisë vendore.