Rama mban në ‘ethe’ qeverinë e mandatit të katërt, 140 deputetë bëhen gati për Parlamentin e ri

Rama mban në ‘ethe’ qeverinë e mandatit të katërt, 140 deputetë bëhen gati për Parlamentin e ri

Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama ende nuk ka njoftuar asnjë zhvillim për ekipin që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Asambleja e Partisë Socialiste ku tradicionalisht Rama ka njoftuar emrat e ministrave të rinj ende nuk është mbajtur dhe pritet që njoftimi të bëhet ditët në vijim. Ky zhvillim përkon edhe me përgatitjen e 140 deputetëve për të hyrë në Parlament, 72 prej të cilëve janë të rinj dhe ulen për herë të parë në Kuvend.  Në parlamentin e ri, PS do të ketë 83 deputetë, PD, 50 deputetë dhe nga 1 deputetë partitë e vogla si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe nisma “Shqipëria Bëhet”. Kjo përbërje pritet të sjellë një opozitë më të fragmentuar, por më të zëshme...