Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hodhi 13 doza kokainë në tokë kur pa agjentët, pranga 30-vjeçarit në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi Ardit Tafa, banues në Fier, i cili u konstatua nga shërbimet e policisë në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku ai hodhi në tokë dozat e kokainës dhe tentoi të largohej, por u kap dhe u arrestua nga efektivët. Policia sekuestroi 13 doza kokaine, të cilat u hodhën në tokë nga 30-vjeçari. Njoftimi i Policisë: Fier Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet...