Ja si u vra 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

Ja si u vra 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, përpara syve të fëmijëve në apartamentin e tyre në Volos të Greqisë, duket se pohon çdo dëshmi të dhënë kundër 40-vjeçarit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e viktimës së 36-vjeçares, ajo është vrarë me thikë. Ka qenë sulmi me thikë në kraharorin e 36-vjeçares, ai që i mori jetën në vend së resë, duke lënë pas 4 fëmijë. Po kështu, ekspertiza rezulton se 36-vjeçarja ka pasur lëndime të tilla në shumë pjesë të trupit, siç raporton media greke To Vima. Këto, “provojnë” në një formë apo në një tjetër, dhunën e përdorur nga 40-vjeçari në vatrën familjare. Dëshmitë e fëmijëve dhe të motrës së 36-vjeçares, tregojnë se viktima është abuzuar nga bashkëshorti i saj përmes dhunës...