Zbërthehet skema e patronazhimit/ Berisha: Struktura e patronazhistëve në Fier drejtohej nga Lubi Balluku dhe shtrihej deri tek emigrantët

Zbërthehet skema e patronazhimit/ Berisha: Struktura e patronazhistëve në Fier drejtohej nga Lubi Balluku dhe shtrihej deri tek emigrantët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, deklaroi se është zbuluar skema e patronazhimit në Fier, e cila drejtohej nga zv/kryeministrja Lubi Balluku dhe shtrihej deri te emigrantët shqiptarë. Berisha theksoi se patronazhistët nuk janë militantë partie, por nëpunës shtetërorë në institucione të ndryshme publike, të cilët me akses në databaza shtetërore ushtrojnë presion, intimidim dhe shantazh ndaj qytetarëve për të siguruar vota për Partinë Socialiste. Ai sqaroi se struktura e patronazhistëve përfshinte punonjës në arsim, shëndetësi, administratë tatimore, drejtësi, dhe siguri, të cilët mblidhnin dhe raportonin të dhëna personale për qytetarët dhe monitoronin votuesit gjatë fushatës dhe në ditën e votimit, përfshirë edhe konfiskimin e kartave të identitetit dhe kërcënime. Berisha denoncoi gjithashtu përfshirjen e kësaj skeme edhe në diasporë,...