Izraeli vret përsëri 4 gazetarë, publikohen fotot, mes tyre të ‘Reuters’-it dhe ‘NBC’-së

Izraeli vret përsëri 4 gazetarë, publikohen fotot, mes tyre të ‘Reuters’-it dhe ‘NBC’-së

Përsëri gazetarë të vrarë nga sulmet izraelite. Të paktën nëntëmbëshjetë persona, përfshirë katër gazetarë që punonin për mediat ndërkombëtare, raportohet se janë vrarë këtë të hënë, më 25 gusht, në një sulm izraelit ndaj një spitali në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Televizioni Zyrtar i Palestinës raportoi se mes të vdekurve ishte kameramani i tij, Hussam al-Masri, i cili gjithashtu punonte për agjencinë e lajmeve “Reuters“. Sipas asaj që raportoi më pas “Reuters“, kameramani u vra në sulmin ndaj spitalit ndërsa po transmetonte në transmetim “live” imazhet e sulmit të parë. Si pasojë, imazhet u ndalën papritur. Ndërsa “Al Jazeera” konfirmoi se po ashtu mes të vrarëve ishte dhe fotografi i saj, Mohammad Salama. Një burim mjekësor i cituar nga “Anadolu Agency” gjithashtu konfirmoi vdekjen e...