Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi sot Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për urimet me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Zelensy shprehet se, Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh, teksa shton se pret me padurim zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Falënderoj sinqerisht Presidentin e Shqipërisë mike, Bajram Begaj, për fjalët e tij të ngrohta të urimit me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh. Pres me padurim zhvillimin e bashkëpunimit tonë”, shkruan Zelensky në një postim në rrjetin social X. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj i ka dërguar Zelensky-t një letër ku i uron 34-vjetorin e...