Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pushimet mbaruan, shqiptarët po largohen! Fluks i lartë në dalje të Kakavijës
Foto ilustruese KAKAVIJË- Pushimet e verës janë drejt fundit dhe emigrantët shqiptarë dalëngadalë kanë nisur të largohen nga Shqipëria drejt vendeve ku jetojë e punojnë. Kthimi i emigrantëve ka shkaktuar fluks në pikat kufitare të vendit. Pika Kufitare e Kakavijës ka regjistruar fluks të lartë të lëvizjës në të dyja anët e kufirit, veçanërisht në dalje nga Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11.778 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.953 kanë hyrë në Shqipëri dhe 7.825 kanë dalë drejt Greqisë. Po ashtu, janë evidentuar 3.884 mjete në qarkullim, ku 1.195 kanë hyrë, ndërsa 2.689 kanë dalë nga territori shqiptar. Lidhur me këtë situatë, autoritetet kanë shtuar sportelet për përballimin e fluksit dhe evitimin e radhëve të...