Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zaptimi i hapësirave publike, Rama kërcënon ‘symbyllurit’ për abuzimet: Gati paketa, masa goditëse!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike s’do të ndalet deri ne eliminimin e këtij fenomeni. “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë. Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës,...