“Nga Amantia drejt Olimpit’ në Ditën Olimpike të Amantias

“Nga Amantia drejt Olimpit’ në Ditën Olimpike të Amantias

“Nga Amantia drejt Olimpit’, titullohej veprimtaria historike, kuturore dhe sportive, organizuar të shtunën me iniciativë të Presidentit të KOKSH Fidel Ylli, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Akademisë Olimpike organizuar në Ditën Olimpike të Amantias. Me pjesëmarrjen e shumë sportistëve dhe fëmijëve, që zhvilluan gara të ndryshme sportive, në qytezën e vjetër të Amatias. Përreth stadiumit të Amantias, një pasuri e trashëgimisë historike dhe sportive, u zhvilluan aktivitete sportive në disiplina si Atletika, Gjimnastika, Judo, Taekwondo, Boks, Ping Pong, Hark, Volejboll, Mundje, Peshëngritje, Shah, Rally, si dhe aktiviete për fëmijë, duke veshur këtë ditë me ngjyrat Olimpike. Të pranishëm në veprimtari ishin Kryetari i Bashkisë së Selenicës Nertil Bellaj, Presidenti i KOKSH Fidel Ylli dhe Kryetari i “Vajzë Fest” Sokol Sadushi, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit e këtij...