Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re
Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi. Kreu i qeverisë duket i veshur sportiv, me rroba të zeza, teksa hyn në godinën e Kryeministrisë. Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”.