Një vjershë e vonuar

Një vjershë e vonuar

Poezi nga Nathan Zach Përktheu: Edon Qesari Ndodhi larg, siç rëndom, atë natë ende kishte ca pika shiu në dritare, kur ti the, kur unë thashë, dhe qemë pranë ujdisë, në mos larg nga gjithçka tjetër. Një burrë nuk do ta bisedojë, ai s’do që të flasë. Tre herë dimri dimëroi, pati anafjalë; çka mund të shtrëngoj në dorë, bie dhe thyhet. Mos vallë është fryma, mos vallë trupi, mbërthyer papritmas nga një ngërç, që e lë të bjerë? Një burrë nuk do ta bisedojë, ai s’do që të flasë. Flok’t e saj qenë gështenjë, që atëbotë ngjyra humbi shkëlqimin. U mbeti njëfarë brishtësie, një hapësirë e vogël brishtësie, a mbase mosbrishtësie. Zor të jesh i saktë në kësi punësh. Zor t’u japësh shpjegim, zor...