Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Netanyahu: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, nëse Hezbollahu çarmatoset
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka mirëpritur “vendimin historik” të kabinetit libanez në fillim të këtij muaji për të punuar drejt çarmatosjes së Hezbollahut deri në fund të vitit 2025, dhe se ky vendim mund të çojë në tërheqjen e trupave izraelite nga vendi. Ai tha se, nëse Libani i ndërmerr hapat e nevojshëm për ta çarmatosur Hezbollahun, atëherë Izraeli do të përgjigjet me masa të ndërsjella, duke përfshirë zvogëlimin dalëngadalë të pranisë ushtarake të Izraelit në Libanin jugor. Që nga përfundimi i luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut në nëntor falë një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e Hezbollahut kanë thënë se grupi nuk do të diskutojë për çarmatimin e tij derisa Izraeli të tërhiqet nga pesë kodra që...