Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit! Miq, kolegë dhe personalitete marrin pjesë në Homazhet në Universitetin e Arteve të Bukura

Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit! Miq, kolegë dhe personalitete marrin pjesë në Homazhet në Universitetin e Arteve të Bukura

Artur zheji TIRANË- Miq, kolegë, bashkëpunëtorë e qytetarë po i japin lamtumirën e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Ndërsa ceremonia private do të mbahet më pas tek ‘Alba 2000’. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji. Aktori Timo Flloko ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet për gazetarin Artur Zheji. Flloko e cilësoi Zhejin si një artist dhe personalitet të jashtëzakonshëm.  "Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm,...