Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lapaj ndryshon mendje: “Mandati t’i kalojë simotrës time”. Kolegji Zgjedhor e rrëzon, në Kuvend shkon…
Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko. Kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkoi më që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ, Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj. Përfaqësuesja e Lapajt ka deklaruar se KAS në vendim ka qenë tendencioz dhe politik. “KAS po thotë që Kodi mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojne përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati. Vendimin i KAS për t’i dhënë...