Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i deputetit mbetet te Ana Dajko

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i deputetit mbetet te Ana Dajko

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili ia la mandatin e vetëm të Nismës Shqipëria Bëhet së parës në listë, Ana Dajkos. Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin, dhe duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Por sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.