Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë, analizën e tij e respektoje edhe po të mos ishe dakord
Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit, analistit dhe publicistit Artur Zheji. Në një deklaratë për mediat ne homazhet e mbajtura ndaj tij, Berisha vlerësoi figurën e Zhejit si një personalitet të spikatur në fushën e gazetarisë dhe analizës politike. Ai shtoi se ndan dhimbjen me familjen dhe të afërmit e Zhejit në këtë moment të vështirë, duke i uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. “Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve. Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe...