Sulmuesi i njohur ftohet më në fund në Kombëtare, Silvinjo paralajmëron një ndryshim të madh

Sulmuesi i njohur ftohet më në fund në Kombëtare, Silvinjo paralajmëron një ndryshim të madh

Cristian Shpendi ka marrë më në fund ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, i cili më herët ka qenë pjesë e ekipeve U19 dhe U21, ka bindur trajnerin Sylvinho dhe do të jetë në listën e grumbullimit për ndeshjet e shtatorit. Sipas mediave italiane, te Cesena ka mbërritur ftesa për lojtarin që po shkëlqen prej disa sezonesh fillimisht në Serie C e më pas në Serie B. Shpendi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për dy sfidat e ardhshme, një miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator, ku Sylvinho mund të eksperimentojë, si dhe ndeshjen vendimtare kundër Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin (9 shtator në Tiranë). Ftesa për 21-vjeçarin është konsideruar prej kohësh si e merituar, por deri më tani sulmuesi nuk...