Mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

24-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik një natë më parë në Sarandë, ndodhet në spitalin e Traumë nën monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha. Antonela Zhupa, 24-vjeç sipas informacioneve nga spitali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti tragjik ndodhi një natë më parë, ku humbën jetën dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe. Automjeti me të cilën udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi, që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili u arrestua nga policia. Mësohet se 23-vjeçari Kevin Norra nga testi i alkoolit ka rezultuar se ishte i dehur. Ndërkohë në familjen Dhimaku në fshatin Kopaçez janë hapur dyert e mortit. Dy vajzat ishin më të rritura në këtë familje, ndërsa kanë edhe...