Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy motrat, arrestohet 23-vjeçari
Policia ka arrestuar shoferin e “Audit”, një 23-vjeçar, në lidhje me aksidentin e rëndë mbrëmjen e 24 gusht ku në Sarandë humbën jetën dy motra. Uniformat blu njoftuan se i riu me iniciale K.N ka qenë duke e drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. “Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l”, njoftoi policia. Ai u përplas me një makinë tip “Lancia” ku udhëtonin dy motrat dhe një shoqe e tyre. Për pasojë humbën jetën dy motrat E.Dh, 22 vjeçe, që ishte edhe shofere dhe R. Dh, 20 vjeçe. E dëmtuar mbeti A.Zh, 24 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.