Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdekja e Artur Zhejit, vëllezërit Prifti: Zë i veçantë në mediat shqiptare! Elia Zaharia e prekur: Nuk do doja ta dëgjoja këtë lajm!
Me dhimbje të thellë, figura të njohura të artit dhe kulturës shqiptare kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Vëllezërit, Endri dhe Stefi Prifti, përmes një postimi prekës në Instagram, ndanë një foto të mbushur me buzëqeshje dhe kujtime të bukura, duke shkruar: “Kjo foto ka shumë mirësi dhe buzëqeshje. Transmeton energji të mirë dhe respekt. Por sot me shumë hidhërim ne duhet ti japim lamtumirën gazetarit, publicistit, analistit, mikut, njeriut me qëndrime të pavarura, një zë i veçantë në mediat shqiptare, qytetarit dhe familjarit model, Artur Zhejit.” Ndërsa aktorja Elia Zaharia Zogu, e prekur, shprehet se nuk do donte ta dëgjonte lajmin për ikjen nga jeta të Zhejit. Ajo e quajti Zhejin një njeri të rrallë...