VD-SPAK e kërkonte prej dy vitesh: Anëtar i grupit të “Noizyt”, kush është Dorian Beu që u kap në Malin e Tomorrit?

VD-SPAK e kërkonte prej dy vitesh: Anëtar i grupit të “Noizyt”, kush është Dorian Beu që u kap në Malin e Tomorrit?

Dorian Beu, pamje nga arrestimi TIRANË- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë arresti është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit. Dorian Beu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vitin 2023, atij i ishte caktuar arrest me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal. Njoftimi:  Policia e Shtetit/ Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”. Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja. Në vijim të...