GJKKO i refuzoi lirimin, Ilir Meta ankimon në Apel masën e sigurisë ‘arrest me burg’

GJKKO i refuzoi lirimin, Ilir Meta ankimon në Apel masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur sot (25 gusht) apelin kundër vendimit të GJKKO-së që e la në arrest me burg. Më 22 gusht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Ilir Metës, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një masë më të butë sigurimi. Në vendimin e saj, gjykata arsyetoi se pozita procedurale e Metës është rënduar, pasi ndaj tij është konsoliduar akuza dhe është marrë në cilësinë e të pandehurit, për vepra penale të rënda si Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, në tre raste (dy prej tyre në bashkëpunim), Pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,...