Pagat reale në 2023-2024 u rriten me ritmet më të larta që nga 2007-a

Pagat reale në 2023-2024 u rriten me ritmet më të larta që nga 2007-a

Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10 për qind, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet...