Presidenti Zelenskyy dekoron kryeparlamentaren Spiropali me Çmimin e Lartë “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”

Presidenti Zelenskyy dekoron kryeparlamentaren Spiropali me Çmimin e Lartë “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”. Kuvendi i Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik se, në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë.”Ky është nderimi më i lartë që u jepet grave për merita të veçanta në mbështetje të shtetit dhe shoqërisë ukrainase. Dekorata e lartë për znj. Spiropali është shenjë mirënjohjeje për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe gjithashtu një vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit ndaj luftës së drejtë...