Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“PRINCIPE International Luxury”, marka e luksit hap zyrën e saj të re në Shqipëri
PRINCIPE International Luxury, agjencia imobiliare e specializuar në segmentin e nivelit të lartë, njofton zyrtarisht hapjen e saj në Tiranë. Një hap strategjik që synon të ndërthurë ekselencën italiane me potencialin e tregut shqiptar, duke sjellë një qasje të re në pasuritë e paluajtshme të luksit. Në bashkëpunim të ngushtë me studio italiane dhe shqiptare të arkitekturës dhe inxhinierisë, PRINCIPE planifikon që selia e re në Shqipëri të shërbejë si një pikë referimi për aktivitetin e ndërmjetësimit, që nga faza e projektimit deri në shitjen e pronave. Zyra në Tiranë do të jetë selia qendrore e kompanisë mëmë dhe do të administrohet nga një shoqëri e re shqiptare, krijuar posaçërisht për të menaxhuar operacionet lokale. Në perspektivë, nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit përmes formulës së...