Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksidenti ku humbën jetën dy motrat në aksin Sarandë-Delvinë/ Arrestohet shoferi i Audit, ngiste makinën i dehur
Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, ku humbën jetën dy motrat nga Delvina Ela dhe Rezi Dhimaku, policia ka arrestuar 23-vjeçarin Kevin Nora, i cili drejtonte makinën tjetër të përfshirë në aksident. Sipas policisë, Nora, banues në Fier, ngiste makinën e tij, tip Audi, në gjendje të dehur. Për këtë arsye ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Makina tip Lancia, që drejtohej nga Ela Dhimaku. “Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42...