Lamtumirë Artur Zheji! Mbahen homazhet për gazetarin dhe publicistin e ndjerë

Lamtumirë Artur Zheji! Mbahen homazhet për gazetarin dhe publicistin e ndjerë

I jepet sot (25 gusht) lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit të ndjerë, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta 2 ditë më parë. Homazhet po zhvillohen në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku familjarë, miq dhe kolegë po i japin lamtumirën e fundit. Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë do të përcillet drejt banesës së fundit, pranë varrezave të Tufinës. Artur Zheji konsiderohet si një personalitet e spikatura në fushën e gazetarisë. Ai ishte drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, i Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe disa medieve të shkruara, duke dalluar për shkrimet analitike dhe stilin kritik. Një karrierë e pasur në shërbim të medies Artur Zheji njihej si një nga penat më të spikatura të gazetarisë shqiptare, i specializuar në analizë dhe...