Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hodhi 13 doza kokainë në tokë kur pa agjentët, prangoset në ndjekje 30-vjeçari në Fier
Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari i dyshuar. Sekuestrohen edhe 13 doza me lëndë narkotike që i hodhi në tokë në momentin që u konstatua nga efektivët. I arrestuari është Ardit Tafa, banues në Fier. Aksioni u krye nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale Fier, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative. “I dyshuari është konstatuar nga punonjësit e Policisë në lagjen “Konferenca e Pezës”, teksa ka hedhur dozat e lëndës narkotike kokainë në tokë, dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga pas ndjekjes”, bëri me dije policia vendore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të...