Nisin homazhet në nder të gazetarit Artur Zheji

Nisin homazhet në nder të gazetarit Artur Zheji

Kanë nisur këtë të hënë në orën 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. Gazetarja Ermelinda Hoxhaj e cila ndodhet pranë universitetit, raportoi për “Klan News” se sapo “Kanë ardhur dhe personat e parë që po i japin lamtumirën gazetarit dhe publicistit të njohur z.Zheji, i cili u nda nga jeta të shutnën e 23 gushtit”. Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga të shtunën në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen. Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë. Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një...