Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri gjerman në Kiev: Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar. “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz. “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil. “Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë”, shtoi ai. Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën...