Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Pësoi arrest kardiak”, Elton Bani humbi jetën në Itali pasi u godit nga karabinierët me elektroshok, dalin rezultatet e autopsisë
Elton Bani, 41vjeç, humbi jetën më 17 gusht në Itali, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve. Pasditen e së martës, më 20 gusht, u krye autopsia, rezultatet e së cilës janë publikuar ditën e djeshme.Lexo edhe :Related Posts Sipas mjekes ligjore Isabella Caristo, e cila kreu autopsinë, tre elektroda nga taseri kanë goditur Banin, duke shkaktuar një arrest kardiak fatal. Nga ekzaminimi rezulton se një nga elektrodat e para e ka prekur lehtë në pjesën e përparme të trupit, ndërsa dy të tjerat e kanë goditur në pjesën e sipërme të shpinës. Këto dy goditje të fundit dyshohet se shkaktuan arrestin kardiak, pasi nuk janë gjetur shenja të tjera të dhunës fizike që mund të kishin shkaktuar vdekjen. Janë identifikuar vetëm...