Incident diplomatik midis SHBA-së dhe Francës, çfarë ndodhi mes dy vendeve?!

Incident diplomatik midis SHBA-së dhe Francës, çfarë ndodhi mes dy vendeve?!

Ministria e Jashtme franceze kërkoi dje për shpjegime ambasadorin e SHBA-së në Paris, Charles Kushner, duke i përshkruar si “të papranueshme” deklaratat e tij të fundit kundër Presidentit Emmanuel Macron në lidhje me qëndrimin e Francës ndaj antisemitizmit. Në një deklaratë, theksohet se “akuzat e Ambasadorit janë të papranueshme” dhe se “ato bien ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare, në veçanti me parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve, siç parashikohet nga Konventa e Vjenës e vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike”. Shqetësimi diplomatik u shkaktua nga letra e Kouchner-it drejtuar Presidentit francez, në të cilën ai shpreh “shqetësim të thellë” për “shpërthimin e antisemitizmit në Francë” dhe “mungesën e përgjigjes adekuate nga Qeveria”. Letra u bë publike sot përmes Agjencisë Franceze. Sipas diplomatit amerikan,...