Mediu takohet në Kiev me të dërguarin special të presidentit Trump për konfliktin Rusi-Ukrainë

Mediu takohet në Kiev me të dërguarin special të presidentit Trump për konfliktin Rusi-Ukrainë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vazhdoi takimet në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ai njoftoi se është takuar ndër të tjerë edhe me Keith Kellogg, të dërguarin special të presidentit për konfliktin Rusi-Ukrainë. “Takimet në Kiev vazhduan në takimin me të dërguarin e Presidentit Trump për Ukrainën, gjeneralin Kellog, në një pritje të veçantë të organizuar nga ambasadorja amerikane në Kiev, Julie S. Davis. Gjatë vizitës zhvilluam një bisedë me kryetarin e parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, dhe me kryetaren e komisionit për Integrimin Europian dhe kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes. Takova ish-presidentin Poroshenko dhe deputetin Gorcharenko me të cilët bashkëpunojmë prej vitesh. Grupi ‘Të bashkuar për Ukrainën’ (United4Ukraine) është nga 3 kryetarët e Komisioneve të Jashtme të vendeve baltike Žygimantas Pavilionis, Lituani; Rihard Khols, Letonia dhe...