Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

Lëvizjet e thjeshta, të buta dhe efektive mund të jenë arma më e mirë kundër dhimbjes së qafës në mëngjes. Sipas fizioterapistit dhe kinezologut Paolo Colanero, ushtrimi terapeutik është mjeti kryesor për të luftuar shumicën e patologjive që prekin aparatin muskulor e skeletik, përfshirë artrozën cervikale, cervikobrakialgjinë (dhimbje nga inflamacioni ose bllokimi i rrënjëve nervore në qafë), kontrakturat apo ngurtësinë e mëngjesit. Ushtrimet e rekomanduara synojnë përmirësimin e lëvizshmërisë dhe forcës së muskujve, duke rritur elasticitetin e indeve dhe duke rikthyer lëvizjen e shëndetshme të qafës e shpinës. Për t’i praktikuar: Filloni me lëvizje të buta përkuljeje përpara dhe prapa (si kur themi “po”), duke ngritur dhe ulur kokën. Vazhdoni me përkulje anësore, duke afruar veshin drejt shpatullës. Shtoni rotacionet e kokës (si kur themi...