Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën
Nga Ardit Rada Fundi i gushtit pritet të sjellë edhe emrat e ministrave të rinj të mazhorancës socialiste, një ngjarje kjo jo pa interes kur në Shqipëri çdo afrim apo largim në qeveri pasohet me komente të gjata nga kafenetë tek panelet telvizive. Por me fitoren e mandatit të katërt, Edi Ramës duket se i ka lindur ‘detyra’ që qeverisjen e ardhshme të mos e ndertojë më mbi themelet e nostalgjisë partiake me “të fortët” e bazës. Shqipëria është në prag të një kapitulli historik: udhëtimit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Kjo sfidë, më e madhe se çdo tjetër në tri dekadat e fundit, kërkon një kabinet ndryshe nga ç’jemi mësuar – një qeveri teknokrate. Kjo edhe për faktin se anëtarësimi në BE...