I dehur në timon dhe në parakalim, arrestohet 23-vjeçari që vrau me makinë dy motrat nga Delvina

I dehur në timon dhe në parakalim, arrestohet 23-vjeçari që vrau me makinë dy motrat nga Delvina

Ka rënë në prangat e Policisë autori i aksidentit trafgjik që u mori jetën natën e mbremshme motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku. Burime nga blutë bëjnë me dije se Kevi Norra, 23 vjeç, ka qenë në drejtimin e mjetit tip Audi në gjendje të dehur dhe duke parakaluar gabimisht. Ky ka qenë edhe momenti kur Norra ka përplasur automjetin Lancia ku ndodheshin motrat Dhimaku, nga Delvina. Nga aksidenti i rëndë ka mbetur e plagosur edhe Antonela Zhupa teksa ajo ndodhej në mjetin e motrave Dhimaku. Aksidenti u regjistrua të dielën rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të...