Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një rastësi e trishtë: Edhe Lame, edhe Zheji kryen ndërhyrje në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…
Artur Zheji, gazetari dhe analisti i njohur, ndërroi jetë më 23 gusht 2025, në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Sarandë me familjen e tij. Ngjarja ndodhi në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku Zheji po festonte ditëlindjen e djalit të tij. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë. Disa kohë më parë Zheji kreu një ndërhyrje në Gjermani. “E vërteta është se, këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmendje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti” – tha ai pas ndërhyrjes, në një intervistë në media. Vetëm disa muaj më parë, më 22 maj 2025, Artan Lame, ish-drejtor i Agjencisë...